Si jetojmë > Kuzhina

Flasin shefat e kuzhinës: Këto pjata mos i porosisni asnjëherë në restorant

Ata i njohin mirë sekretet e restoranteve.

Photo Courtesy of Cosmopolitan

1. Kurrë mos porosisni peshk të hënave

Shumica e restoranteve furnizohen me prodhime deti të enjteve ose të premteve, që të mund të kenë rezerva të mjaftueshme për fundjavën plot me njerëz. Rreth katër ditë më vonë, peshku nuk është më i freskët, pasi vlerat ushqyese ruhen deri në tre ditë. 

2. Ushqimet e shtrenjta si bifteku japonez, më mirë anashkalojini

Mishi që vjen nga Kobe-i, Japoni, është ndër më të shtrenjtët. Prandaj shërbehet në porcione të vogla që kushtojnë shumë. Nëse ushqime të tilla serviren në porcione të mëdha ose me çmim shumë të lirë në krahasim me të zakonshmen, do të thotë se restoranti po gënjen; ose nuk është produkti që thuhet, ose është i skaduar.

3. Më mirë mos i porosisni pjatat që përmbajnë mish pule

Mishi i pulës është zakonisht më i liri, por pjatat që kanë mish pule, shiten me çmim shumë më të lartë se kostoja e vërtetë. Gjithashtu, duke qenë se serviren në porcione më të mëdha, njerëzit priren të mbingopen.

4. Mos porosisni më biftek të pjekur mirë

Photo Courtesy of Cosmopolitan

Nëse piqet/skuqet më tepër se ç'duhet, mishi i humbet të gjitha vlerat më të rëndësishme ushqyese. I gjithë mundi i blegtorëve shkon në djall; ka një arsye përse shefat e kuzhinës e lënë zakonisht biftekun gjysmë të papjekur.

5. Qëndrojini specialitetit të restorantit

Kuptoni pikën e fortë të një restoranti dhe porosisni atë për të cilën kuzhinierët "mburren". Biftek në një restorant peshku, makarona në një restorant picash, nuk është ide e mirë.

6. Mos ndërhyni në përbërjen e pjatave

Nëse nuk është çështje alergjie, nuk duhet ta zëvendësoni një përbërës me diçka që ju duket ju më e shijshme. Në një restorant të mirë, shefi e di shumë mirë se çfarë po i hedh atij ushqimi dhe e ka përllogaritur çdo gjë në porcionin e duhur. Prandaj nuk duhet të devijoni nga menuja e tij.

Artikuj të ngjashëm

. .