Dashuri dhe seks > Bashkejetesa

Zbulimi shkatërron gjithçka besonit për krevatin martesor

Po na prish gjumin, lëkurën dhe jetën.

Photo Courtesy of OOTD

Ju ndodh të rrotulloheni pa vënë dot gjumë në sy, për shkak të gërhitjeve të partnerit apo luftës për batanije? Ndoshta është koha të mendoni të blini një krevat të dytë.

Kështu sugjerojnë shkencëtarët e Universitetit të Leeds-it, që zbuluan se 29% e njerëzve kishin probleme me gjumin vetëm prej partnerit. Nuk është e gjitha këtu: çështja është se mungesa e gjumit është shkaku i shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve; depresion; sëmundje të zemrës; probleme me frymëmarrjen si edhe nxit sjellje që mund të çojnë në divorc e deri vetëvrasje.

Gjumi i pakët shkatërron edhe lëkurën; ata që flenë keq humbin rreth 30% më shumë ujë se të tjerët, çka sjell prishjen e mbrojtësve të lëkurës.

Ndaj, duhet të filloni të merrni në konsideratë fjetjen në dy krevate të ndryshëm ose të paktën, ta përdorni këtë si terapi sa herë jeni të stresuar, apo keni probleme me partnerin.

Burimi: "DailyMail"

Artikuj të ngjashëm

. .