Kur dita shkurtohet, moti përkeqësohet dhe temperaturat ulen, nuk ka gjë më të mirë për të ngritur humorin sesa të dalësh për shopping për disa pulovra të ngrohta. Të njëjtën gjë duket se kanë bërë edhe disa prej blogereve dhe fashionistave më të njohura, të cilat kanë treguar se një pulovër në veçanti, do të bëjë namin këtë sezon.
Bëhet fjalë për një pulovër me jakë golf ngjyrë rozë, që duket se është e preferuara e adhurueseve të modës dhe që tregon se dimri nuk është vetëm për ngjyrat e errëta. Doni të dukeni shndritëse këtë dimër? Filloni të kërkoni tuajën!
Burimi: WhoWhatWear