Relationships > Sex

Si do e ndryshojë teknologjia seksin 'që njohim të gjithë'

Brenda vitit 2050, asgjë s'do jetë më njësoj.

Shumë shpejt robotët do bëhen pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet seksuale.

Futurologu Ian Pearson, i cili prej vitesh studion dhe boton rezultate të studimeve të kësaj fushe, thotë se deri në vitin 2050, seksi me robotët do jetë më i zakonshëm se ai njeri me njeri. Dr. Pearson, në bashkëpunim me pronaren e një dyqani lodrash seksi, tregon se arriti në këtë përfundim pasi studioi jetën seksuale dhe stilin e shumë njerëzve. Përdorimi i lodrave të seksit si dhe përhapja e faqeve pornografike në masë, janë tregues të qartë të kësaj të ardhmeje.

Ai thellohet në studim duke shprehur se brenda vitit 2030, do kemi mundësinë të shohim përmes relitetit virtual pornografi njësoj siç shfletojnë sot faqet për të rritur. njëkohësisht, do bëhemi dëshmitarë të robotëve të “dhomave të gjumit”. Këta të fundit janë prototipe shumë të shtrenjta, deri në 10 miliardë dollarë, dhe fillimisht do blihen vetëm nga familjet e pasura.

Artikuj të ngjashëm