Metropolitan > Cyber Fun

Thuajuni mirupafshim parave: Së shpejti mund të bëni pazar në Instagram!

Harrojini kërkimet e gjata nëpër website-e.

Morën fund ditët kur shihnit një veshje në Instagram dhe më pas duhej të shkonit në website-in e markës për të gjetur produktin, për të zbuluar çmimin dhe për ta blerë atë. Gjithçka do të ndryshojë së shpejti, pasi platforma Instagram do të bëjë të mundur që përdoruesit të blejnë direkt nga profili i një kompanie.

Për shembull, nëse shihni një super çantë në profilin në Instagram të “Via Anabel”, mjafton të klikoni mbi produktin dhe do të merrni informacione më të detajuara rreth saj.

Nëse më pas dëshironi ta blini, Instagram-i do t’ju drejtojë menjëherë në website-in e “Via Anabel”. Instagram-i pritet ta prezantojë këtë opsion fillimisht me 20 kompani, për t’u zgjeruar edhe më tepër në të ardhmen.

Burimi: Style Caster 

Artikuj të ngjashëm

. .