“Tirana Zbuluar” është nisma më e re e dy të rinjve të apasionuar pas fotografisë dhe turizmit e cila ka për qëllim të promovojë ato vende të bukura të Tiranës të cilat nuk janë gjërësisht të njohura për publikun.
Rodrig Naska, student në klasën 12 në Indiana, ShBA dhe Bleona Duka, studente e Universitetit Epoka, kanë arritur të mbledhin mbi 1000 ndjekës në Instagram dhe 250+ postime me hashtagun #TiranaZbuluar, në një kohë të shkurtër.
“Jemi përqendruar më së shumti në Instagram sepse është rrjeti social numër 1 për foto edhe për të rinjtë shqiptarë”, thotë Bleona duke treguar plot dashuri çdo foto të shkrepur prej saj dhe miqve të tjerë të faqes.
“Ne mbledhim foto të njerëzve në këto vende dhe i publikojmë. Në këtë mënyrë ndihmojmë ata që duan të zbulojnë çdo ditë diçka të re në qytetin e tyre, por në të njejtën kohë promovojmë dhe Tiranën si të tërë. Kemi patur reagime goxha pozitive deri më tani dhe një numër të konsiderueshëm të rinjsh që na kanë derguar fotot e tyre, të shkrepura në vende të bukura në Tiranë. Prandaj dhe mendojmë se një promovim i mëtejshëm i nismës tonë do ishte goxha efikas, vijon Naska duke folur më tej edhe për projektin në vazhdim “Guida 1 – Zbulo Tiranen”.
Të gjithë personat e interesuar rreth bukurive ende të pazbuluara të Tiranës, mund të shikojnë fotot mëposhtë ose të bëjnë "follow" llogarinë #TiranaZbuluar në Instagram dhe pse jo të vizitojnë këto vende tejet interesante ndoshta pa e ditur se ekzistonin kaq afër nesh.
Dy të rinjtë po punojnë për shtrirjen e kësaj iniciative në qytete të tjera të Shqipërisë dhe rrjedhimisht për ta kthyer të githë idenë në #ShqipëriaZbuluar.
Ndiqini në instagram dhe postoni dhe ju me hashtagun #TiranaZbuluar ose #ShqipëriaZbuluar për të ndarë me të tjerët vende të veçanta që hasni në të përditshmen tuaj.
* Elena Beta