Siç ju lajmëruam edhe më parë, getat rrjetë janë një prej aksesorëve më trend të këtij sezoni (lexo këtu). Por nëse keni vendosur t’i vishni me fundin apo fustanin tuaj të preferuar, më mirë lëreni fare.
Getat rrjetë këtë sezon, vishen nën xhinse apo pantallona dhe pjesën më të urryer të tyre, atë të shtratit, në vend që të përpiqeni ta fshihni, tashmë duhet ta ekspozoni. Këtë trend e paralajmëroi Kim Kardashian me një prej fotografive të saj të fundit para se të grabitej në Paris, e cila u ndoq më pas nga fashionista të shumta. I keni blerë tuajat?
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.