Të hënën, Apple prezantoi modelet e reja të emojis, pas hedhjes në treg të sistemit më të ri operativ iOS 10.2.
Midis simboleve të shumta që përdoruesit e iPhone-t do kenë mundësi të shfrytëzojnë, janë dhe dy ikona në nder të albumit Aladdin Sane të David Bowie. Krijuesit e tyre kanë menduar ta nderojnë këngëtarin legjendar që humbi jetën në muajin janar, duke krijuar emojit në formën e dy portreteve të lyera me simbolin e vetëtimës, që u bë karakteristikë e tij.