Lifestyle > Arkitektura

Publikohen për herë të parë foto të 'shtëpisë' brenda Shtëpisë së Bardhë!

Ja çfarë ka quajtur ‘shtëpi’ familja Obama për 8 vite me rradhë.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Presidenti Barack Obama thotë shpesh që Shtëpia e Bardhë është ‘shtëpia e popullit’ dhe tani e gjithë bota do të ketë mundësinë t’i hedhë një sy pjesës së panjohur të Shtëpisë së Bardhë, që nuk është publikuar ndonjëherë më parë. Michelle dhe Barack Obama kanë hapur dyert e rezidencës së tyre private për numrin e ri të revistës Architectural Digest, duke prezantuar zonat private në katin e dytë të Shtëpisë së Bardhë, që Obama, Michelle, vajzat Malia dhe Sasha dhe qentë e familjes Bo dhe Sunny e kanë quajtur ‘shtëpi’ për rreth 8 vjet.

Dhomat janë arreduar nga dizajneri Michael Smith, pasi takoi Obamat në vitin 2008-të nëpërmjet një miku të përbashkët. Në fotografitë e publikuara vihet re afeksioni i veçantë që çifti Obama ka ndaj aksesorëve, pikturave, simboleve, trofeve dhe medaljeve që qëndronin të varura në pjesët e dukshme të shtëpisë.

Michelle veçoi disa piktura kontemporane, mes të cilave dy pjesë nga Alma Thomas, e para artiste femër afro-amerikane puna e së cilës ndodhet në Shtëpinë e Bardhë. Në dhomën e pritjes, president Obama mban një çmim Grammy dhe një foto të profetit Muhammad Ali.

Smith është treguar veçanërisht i kujdesshëm me arredimin e dhomës së gjumit. E quajtur ndryshe ‘faltore’, ai rrëfeu për Architectural Design se ishte veçanërisht e rëndësishme që presidenti i Shteteve të Bashkuara të flinte mirë. Diçka që Obamës nuk i mungon. “Kam një telefon te koka e krevatit dhe çdo mëngjes dikush telefonon dhe thotë: ‘Zoti President, kjo është telefonata juaj e zgjimit e orës 7 të mëngjesit’,” rrëfeu Barack Obama një javë më parë në ‘Jimmy Kimmel Live’.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm