Moda > Street Style

Këtë vjeshtë, ju duhen patjetër një palë geta të tilla

Trendi i sezonit.

Photo Courtesy of Vogue

Sipas revistës "Vogue", kjo është vjeshta e getave rrjetë. Nëse nuk i keni një palë të tilla, bëni mirë t'i blini. Nëse nuk guxoni, herët apo vonë do të dilni nga vetja sepse parashikohet të jetë trendi i sezonit.

Getat rrjetë janë parë në disa prej sfilatave të javës së modës Vjeshtë 2016, në disa versione sipas stileve të ndryshme. Max Mara në një version shik, Antonio Marras në formë çorapesh të gjata apo Jeremy Scott në një variant plot ngjyra.

Max Mara
Antonio Marras
Jeremy Scott

Shpejt, ky trend do të pushtojë edhe stilin e së përditshmes por sigurisht, këshillohen sipër një palë getave të tjera sepse duhet thënë se nuk mbajnë aspak ngrohtë.

Artikuj të ngjashëm

. .