Lifestyle > Real Estate

Për herë të parë në Shqipëri një mënyrë e re për të blerë shtëpi

Të blesh një shtëpi nëpërmjet një skeme risi.

Është risia në investime! Një program që lejon njëkohësisht të kursesh mbi vlerën e shtëpisë, të investosh duke fituar para çdo vit nga prona jote dhe ta shijosh atë.

Bëhet fjalë për programin PROPERTY SHARE ose INVESTIMI NË BASHKËPRONËSI.

Me fjalë të vogla, që ta kuptojmë edhe ne që nuk jemi ekspert investimesh, Property Share ose e përkthyer në Shqip investimi në bashkëpronësi është blerja e një shtëpie nga 2 ose më shumë bashkëpronar, ku secili paguan një përqindje të caktuar të vlerës së pronës. Të drejtat dhe detyrimet lindin në bazë të përqindjes së paguar. Ky model vjen për herë të parë në Shqipëri por jo vetëm, edhe në rajon, i aplikuar nga “Green Coast Luxury Resort”, pjesë e Balfin Group.

Shembull: Nëse keni paguar 30% të vlerës së një vile në Green Coast (I vetmi resort që ofron programin Property Share në Shqipëri) ju do të mund ta përdorni atë gjatë 30% të kohës së vitit, e njëjta gjë ndodh dhe me pronarin tjetër. Në rastin e dhënies me qera nëpërmjet programit tjetër inovativ Renting Program, ju sërish përfitoni qeranë për 30% të kohës që e shfrytëzoni gjatë vitit, duke siguruar kthim të shpejt të investimit.

Gjithçka që nga gjetja e bashkëpronarit, shitja apo dhënia me qera e pronës suaj, menaxhohet në mënyrë profesionale nga stafi i Green Coast.

Në këtë mënyrë ju jeni pronar, përdorues dhe investitor njëkohësisht i një super shtëpie në resortin më luksoz të jugut me përmasat e një qyteze turistike me çdo shërbim të përfshirë.

Mësoni më shumë për Green Coast Resort në www.greencoast.al.

SHQIPERISE I SHTOHET NJE QYTET I RI BREGDETAR

Që në antikitet, Palasa, ka qënë një pikë e rëndësishme e jugut të Shqipërisë, e cila i hapte oreksin edhe vetë Jul Çezarit dhe ende sot lakmohet nga grekët. Njihet mirë tashmë si një nga zonat më të bukura e të dëshiruara turistike, por ajo çfarë po ndodh tani do të shënojë një etapë të re historike për Palasën dhe gjithë zonën e Jugut. Një “qytet” i ri po ngrihet, dhe të gjithë duan të jenë banorët e parë të tij!

Në një sipërfaqe prej 180 000 m2, aty ku deti Adriatik dhe deti Jon puthen mrekullisht duke u shkrirë me më të mirën e natyrës dhe kulturës, po ngre siparin projekti Green Coast Resort.

Resorti ka të gjithë standartet e një qyteti më vete, rezidencial dhe luksoz, me vila dhe apartamente si dhe me një hotel me standard 5 yje. Pjesë e arkitekturës janë padyshim parku i madh sportiv, shëtitorja buzë detit, qendër shëndetësore, polici private (security), pishina, SPA, supermarkete, lokale e restorante, palestër, etj.

Sipërfaqet e banesave fillojnë nga 60 m2 e deri në 103 m2 për apartamentet dhe nga 127m2 e deri në 355m2 për vilat e mëdha elitare. Pritet që vlera e secilës njësi banimi të vijë duke u rritur në kohë, duke e kthyer pronën në një investim të sigurt dhe afatgjatë. Duke njohur mirë kërkesat për njësi banimi dhe pushimi në zonën e jugut nga turistë të huaj dhe shqiptarë, prona bëhet një investim i zgjuar për shkak të kërkesës dhe qerave të larta aq sa jepet mundësia edhe për rishitje të njësisë me cmim me te larte se blerja.

Qyteti, i cili do të shndërrohet në zemrën pompuese të të gjithë Mesdheut, nuk ka se si të mos ofrojë edhe argëtimin që nga jeta e natës e deri tek aktivitetet në natyrë: ngjitje në majat e larta të maleve për një aventurë të pazakontë, hedhje me parashutë për të shijuar në fluturim nga ajri të gjithë peisazhin ku kombinohen elementët antikë me ato modernë, deti dhe kodrat, shëtitje me kanoe për të eksploruar brigje të panumërta dhe zhytje në thellësi për t’u njohur me botën e pasur nënujore, sporte të ndryshme në ambiente të dedikuara, meditim apo njohje me historinë, kulturën dhe traditat e zonës.
Ajo çka është e sigurt, është që Palasa gjendet në një prag të një pushtimi të ri por këtë herë e ka kërkuar vetë dhe është pushtimi më i mirë që mund t’i ndodhte!

Artikuj të ngjashëm