Dashuri dhe seks > Sex

Sa seks duhet të bëni për të patur një lidhje të shëndoshë

Studimi i ri sqaron çdo dyshim.


Nëse do të pyesnit një të panjohur se çfarë e bën të lumtur, me siguri do të rendiste disa faktorë, por padyshim njëri prej tyre do të ishte seksi. Por a është seksi kaq i rëndësishëm sa për të përcaktuar lumturinë? Po, është. Por cili është numri magjik? Një.

Për t'u ndier mirë duhet të bëni seks një herë në javë. Sipas 'The Sun', një studim i ri që bënte lidhjen mes lumturisë dhe seksit, provoi se çiftet që kishin intimitet një herë në javë, ishin shumë më të lumtur se ata që bënin seks më rrallë. Nëse bëni më shpesh, nuk ka asnjë problem, por ndryshe nga sa besohet, nuk do t’ju bëjë më të lumtur.

“Është e rëndësishme të ruani një lidhje intime me partnerin, por nuk ka nevojë të bëni seks çdo ditë,” thotë Dr Amy Muise nga Universiteti i Torontos. Studimi që përfshiu më shumë se 30.000 çifte, hodhi poshtë teoritë, sipas të cilave, meshkujt duan më shumë seks se femrat, dëshira është e njëjtë tek të dyja gjinitë.

Burimi: Unilad

Artikuj të ngjashëm

. .