Që prej masivizimit të selfie-ve, pozimi për foto është shndërruar thuajse në një art që kushdo dëshiron ta perfeksionojë. Mund të pozojmë, të modifikojmë dhe të kurojmë një fotografi, por rrallë e dimë se si i interpretojnë të tjerët fotot tona në rrjetet sociale.
Por, një studim i ndërmarrë në një aplikacion njohjesh, ka treguar se ekzston një pozë që i bën gratë të duken më tërheqëse. Sipas studimit, gratë që qeshin duke e anuar kokën, pëlqehen nga 71% e meshkujve. Ato që qeshin duke treguar dhëmbët pëlqehen nga 58 % e meshkujve dhe 24% e tyre, pëlqejnë ato që qeshin me gojën mbyllur.
Sipas studiuesve, mendohet se koka e anuar tregon se jeni natyrë më miqësore ose flirtuese dhe jo aq kërcënuese sa ç’duket një femër që sheh drejtpërdrejt në objektivin e aparatit. Vetëm 17% e meshkujve pëlqenjnë femrat që nuk qeshin në foto.
Burimi: Style Caster