Një 12-vjeçar do të martohet me kushërirën 11-vjeçare me bekimin e babait të tij. Miqtë dhe familja përgëzuan Nasser Hassan-in, nga Egjipti, për lidhjen e djalit të tij të vogël, Omar, me kushërirën Gharam.
Babai foli për gazetën "Al Watan", ku u shpreh: "Ç'të keqe ka?", dhe argumentoi se bëhet fjalë për një "fejesë, jo martesë, fundja."
Fejesa u njoftua në martesën e vëllait më të madh të Omarit, dhe të ftuarit nuk lëvizën as qerpikun. Por kjo ka nervozuar publikun që e mësoi pas publikimit të lajmit në median lokale.
Fotot e çiftit të të miturve konsiderohen "skandaloze", dhe kanë nxitur reagimin e shoqatave për të drejtat e gruas. Por babai nuk do t'ia dijë: "Jam një burrë i lirë, s'kam bërë ndonjë krim."
Burimi: DailyMail