Princi Leka dhe Elia Zaharia u nisën menjëherë pas martesës së madhe (shiko këtu) për një muaj mjalti në Palma de Mallorca. Por ata nuk po i kalojnë këto ditë vetëm me njëri-tjetrin, siç ndodh zakonisht me çiftet e të sapomartuarve.
Princi dhe princesha flenë në një shtëpi të madhe, pronë e një prej familjeve më të njohura spanjolle. Bëhet fjalë për një vilë me pamje nga deti i mrekullueshëm i Palma de Mallorca-s. Por nuk janë pushimet e zakonshme, sepse kanë pasur takime të shumta me njerëz të njohur në vend.
Princi Leka ndau në Instagram pamje nga ballkoni i ndërtesës shumëvjeçare. Deti, gjelbërimi dhe brenda, një arredim mondan duken në video.
Këto ditë, ata i kanë kaluar në shoqërinë e njerëzve të tjerë, personalitete të modës dhe artit. Elia Zaharia u vesh me një fustan të krijuar nga dizenjatori spanjoll Carlos Arturo Zapata, gjatë një darke në shtëpinë e piktores Mayte Spinela.
Ata panë nga afër pikturat e saj, që përfshinin portrete të çiftit mbretëror spanjoll, princi Felipe dhe princesha Leticia.