Madonna dhe Lady Gaga kanë pasur gjithnjë një marrëdhënie të ndërlikuar, por gjakrat janë nxehur edhe më shumë pas një deklarate që Gaga ka bërë së fundmi për gazetarin Zane Lowe në Beats 1 Radio.
“Madonna dhe unë jemi shumë të ndryshme", tha ylli i “Bad Romance” pas një krahasimi që Lowe i bëri të dy këngëtareve. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj Madonna-s…ajo është një zonjë e sjellshme dhe ka patur një karrierë fantastike, gjigande. Është ylli më i madh i pop-t i të gjitha kohërave…por unë luaj shumë instrumente. Shkruaj vetë muzikën time, kaloj orë të tëra në studio. Jam producente, tekstshkruese. Ajo që unë bëj është ndryshe,” u shpreh Lady Gaga.
Sigurisht që pas një deklarate të tillë, Madonna nuk mund të qëndronte indiferente. 58-vjeçarja zgjodhi mënyrën më origjinale për t’u përgjigjur: përmes një postimi në Instagram. “Nuk mund të të dëgjoj. Jam shumë e zënë duke shkëlqyer,” shkroi ylli i “Material Girl” nën një foto të Hillary Clinton që tani është fshirë nga profili i saj. Marrëdhënia problematike mes dy artisteve ka filluar që në vitin 2011, kur Lady Gaga u akuzua se kishte kopjuar klipin e këngës: “Express Yourself” të Madonna-s për të realizuar hitin e saj: “Born This Way”, akuza këto që u konsideruan qesharake nga Gaga.
Burimi: E!News