Shëndeti > Transformim total

Transformimi i pabesueshëm i 24-vjeçares përpara ditës së martesës!

Gjithçka filloi nga një foto.

Njihuni me Hayley Smith, 24-vjeçaren nga Texas që mundi të rrëzojë 50 kg në një kohë rekord prej 15 muajsh, për të qenë në formën e saj më të mirë ditën e dasmës.

Gjithçka ndodhi kur Hayley pa fotot e shkrepura gjatë momentit të propozimit. “Pashë fotot e propozimit dhe nuk po njihja veten”, rrëfeu Smith për revistën People. “Nisa të qaj sepse ishte një nga momentet më të lumtura të jetës time, por njëkohëisht më vinte turp. Nuk arrija të kuptoja pse im shoq, Matt, do të donte të rrinte me dikë si unë. Pasi pashë fotot e dija që duhet të ndryshoja.”

Në të shkuarën Hayley kishte provuar shpesh dieta drastike, që nuk kishin rezultuar të suksesshme, ndërsa këtë herë, provoi të bëjë disa ndryshime në rutinën e përditshme; nuk hante pas orës 8 të mbrëmjes, reduktoi të ngrënat jashtë në dy herë në javë dhe kryente rregullisht aktivitet fizik. Por ajo që ishte më e rëndësishme, Hayley u ndje në formë të shkëlqyer ditën e dasmës dhe mundi të veshë fustanin e saj të ëndrrave.

“Nuk ishte reale. Mendoja se do martohesha me një fustan me mëngë të gjata, që të më mbulonte të gjithë trupin, por përfundova me një fustan sirene. Ndihesha kaq bukur brenda tij, plot vetbesim dhe munda të shijoj momentin me miqtë dhe familjen.”

Artikuj të ngjashëm

. .