Dy prindër në Brazil bënë zbulimin tronditës pasi panë vizatimet e vajzës së tyre pesë vjeçe. Nëpërmjet atyre, ata kuptuan se vogëlushja abuzohej nga prifti i kishës të cilën frekuentonte.
Prindërit e vajzës i gjetën vizatimet pasi ajo vendosi që papritur të mos shkonte më në kursin e anglishtes që organizonte da Silva. Shpërqëndrimi i saj i detyroi ta çonin tek një mjek psikolog, i cili pas seancës së parë, kuptoi se vajza mund të ishte abuzuar dhe se prindërit duhet të kërkonin për ndonjë shenjë që e vertetonte këtë gjë.
Të fshehur midis librave, ata gjetën gjashtë vizatime të vajzës. Në to dukej një person i rritur i cili shtrihej mbi një fëmijë dhe në pamjen e këtij të fundit dalloheshin shenja terrori dhe refuzimi. Një vizatim tjetër tregonte një vajzë të shtrirë dhe një mashkull i rritur i cili tentonte të futej mes këmbëve të saj.
Ati Joao da Silva pranoi krimin pas përballjes fizike me babain e vajzës në qytetin e Monte Carlos. Sipas 'Daily Mail', ai tashmë po hetohet nga policia vendase.