Lifestyle > Arkitektura

Shtëpia më e frikshme në botë hap dyert: Brenda strehës së vampirit legjendar

Destinacioni më i frikshëm i Halloween-it.

Photo Courtesy of Cosmopolitan

Halloween po vjen: Nëse nuk keni ende ndonjë ide dekori për shtëpinë tuaj, frymëzohuni nga banesa legjendare e kontit Drakula.

Mund edhe ta shikoni nga afër: Kështjella në Transilvani mund të vizitohet pa pagesë këtë Halloween. Guida është njohësi më i thellë i vampirëve: Dacre Stoker dora vetë, nipi i Braham Stoker, autor i romanit "Drakula".

Photo Courtesy of Cosmopolitan

Ai do t'ju drejtojë në skutat më të ethshme të kështjellës ku fle personazhi i romanit më të famshëm horror. Shtrati i Drakulës natyrisht nuk është një krevat: është një varr i vendosur në një dhomë të errët me drita qirinjsh që mund të fiken nga një vampir që është aty, edhe pse nuk duket.

Photo Courtesy of Cosmopolitan

Dhe meqë po hyni mysafir në shtëpinë e një vampiri, duhet të zbatoni rregullat e tij: Nuk ka hudhra me vete! Aq më pak stoli prej argjendi, që e dërrmojnë shpirtin e tij mizor. Le të mos flasim për simbole të shenjta.

Photo Courtesy of Cosmopolitan

Jeni ende kureshtarë të shkoni pa asnjë lloj mbrojtjeje në vendin më të rrezikshëm, në kështjellën më të frikshme në botë?

Bëjmë shaka: është thjesht fantazia e një shkrimtari...apo jo?

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm