Relationships > Martesa

Porosit babain që do për fëmijën po aq thjesht sa porosit ushqimin!

Tani mund të bëni 'Sperm-shopping'.

Banka e Dhuruesve të Spermës në Londër u lejon mundësinë njerëzve të kërkojnë një partner bazuar në historinë e tyre mjekësore, pamjen, angazhimet profesionale, edukimin, ëndrrat e shumë karakteristika të tjera.

Një gjë e tillë bëhet e mundur me anë të një aplikacioni të hedhur në treg nga vetë institucioni. Çdo profil ka një përshkrim të gjatë të karakteristikave të personit, por që gjithsesi garanton anonimatin dhe origjinalitetin. Madje mund të krijoni dhe një listë dëshirash, në të cilën përfshihen karakteristikat e dhuruesit që ju dëshironi dhe të merrni një njoftim sa herë një i tillë regjistrohet pranë Bankës së Dhuruesve. Për disa prej përdoruesve, kjo eksperiencë e quajtur “Sperm-shopping” është shumë e bukur.

“Tani njerëzit mund të porosisin një baba ndërkohë që porosisin ushqim. Nëse unë po kërkoj një baba që të jetë ateist, danez dhe dentist, mjafton që t’i përfshij në kërkim dhe një moment do ta gjej. Më pas do më shfaqen profilet e mundshme, prej të cilave unë zgjedh më të mirin”, tregon për “The Times”, Josephine Quintavalle, sipërmarrëse dhe kontribuese në krijimin e aplikacionit.

Artikuj të ngjashëm