Horoskopi > Karakteristikat e Shenjave

Difektet e mëdha që e pengojnë secilën shenjë të gjejë dashurinë

Të metat që nuk ju lejojnë të gjeni lumturinë në krah të dikujt.

Photo Courtesy of Higher Perspectives

Dashi (21 mars- 19 prill)

Problemi i Dashit janë marrëdhëniet afatgjata. Magjepset shpejt pas dikujt dhe po kaq shpejt, e harron. E dini si duhet të jetë dikush që ju ofron të ardhme por zgjidhni gjithmonë dikë të mistershëm që e dini se do t'ua thyejë zemrën.

Demi (20 prill- 21 maj)

Në mendjen e tij, Demi ka një ideal të marrëdhënies së përsosur, ndaj kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, është gati ta çojë gjithçka në djall. Duhet t'i jepni një mundësi marrëdhënieve.

Binjakët (22 maj- 21 qershor)

Ju pëlqen t'i tregoni të tjerëve pjesën tuaj argëtuese, të krisur, por keni probleme kur vjen fjala tek shprehja e asaj që ndjeni thellë. Mos kini frikë të hapeni, kur e ndjeni se është e nevojshme.

Gaforrja (22 qershor- 22 korrik)

Gaforrja është e ndjeshme, plot dashuri, por ka zakonin e keq e të rënit në dashuri me njerëzit krejtësisht të gabuar. Kjo i bën gjërat akoma më të dhimbshme, sepse gaforrja nuk i përballon mirë ndarjet.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Luanët e gjejnë sigurinë tek kontrolli. Nëse kuptojnë se janë në një marrëdhënie të vështirë për ta drejtuar, i japin fund. Duhet të mësoni se nuk mund ta kontrolloni ju gjithçka.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe në dashuri virgjëresha kërkon përsosmëri. Veçse njeriu i përsosur nuk ekziston. Mundohuni të normalizoni standartet dhe pritshmëritë, jo ta zhdukni dikë menjëherë nga lista vetëm sepse nuk plotëson një pikë të kërkesave.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Peshoret janë nga natyra të pavarur, duan të bëjnë gjithçka duan të bëjnë. Kjo shpesh u krijon të tjerëve idenë se peshorja nuk është e interesuar për ta. Tregojuni partnerëve se fakti që doni të jeni të lirë, nuk do të thotë se nuk mendoni edhe për të.

Akrepi (23 tetor- 22 nëntor)

Zakoni i keq i akrepëve? E nisin marrëdhënien me shumë intensitet. Nuk duhet ta mbysni partnerin me përjetimet tuaja 'hiperaktive'. Merreni me ngadalë; gjithçka në kohën e vet.

Shigjetari (23 nëntor- 21 dhjetor)

Zig zag-et e shigjetarit në dashuri mund ta bëjnë konfuz partnerin. Në një moment, ju pëlqen t'i shkoni pas e në tjetrin, doni që t'ju vijë pas fijes. Mundohuni të krijoni qëndrueshmëri.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Vështirë që dikush të njohë pjesën tuaj argëtuese, sepse e vishni veten me logjikë. Është diçka e mirë që nuk e lini dikë të hyjë menjëherë në jetën tuaj, por duhet të dini se nuk do t'ju presin përgjithmonë.

Ujori (21 janar- 18 shkurt)

Ujorët ndihen të sigurtë kur nuk krijojnë lidhje emocionale, por kështu humbasin bukurinë e një marrëdhënieje plot emocion. Lëshojeni veten; hapuni dhe lërini të tjerët t'ju hapen.

Peshqit (19 shkurt- 20 mars)

Peshqit kanë një vizion të madh mbi "të duhurin". Kanë një ide shumë specifike, idealizojnë partnerin në fillimet por pastaj, përfundojnë duke zgjedhur të gabuarin.

Artikuj të ngjashëm

. .