Të ftuarit e parë VIP po mbërrijnë në Pallatin e Brigadave, ku gjatë ditës së sotme, do të mbahet dasma mbretërore e princit Leka dhe aktores Elia Zaharia. Në fotot ekskluzive të siguruara nga Anabel.al, shihet një prej të ftuarëve të parë, një zonjë e veshur me një pallto ngjyrë mustardë dhe një kapelë të madhe, teksa pret të futet në ambientet e brendshme të pallatit.
Pas saj ka mbërritur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa. Xoxa shihet e veshur me një kostum blu me thekë në pjesën e fundit dhe flokë të kapur në një bisht të ulët. Siç raporton website-i Class.al, kryebashkiaku Veliaj do të jetë ai që do të celebrojë në martesë çiftin.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.