Reçipetat janë pjesë e veshjes së përditshme. Por, një studim i Sydney Ross Singer-it dhe Soma Grismaijer-it tregon se përdorimi i përditshëm mund të nxisë kancerin. Ata intervistuan 4,000 gra të moshave 30-79, dhe zbuluan një lidhje mes shpeshtësisë së veshjes së reçipetave dhe rrezikshmërisë ndaj kancerit.
Në përfundimet e këtij studimi shkruhet se reçipetat shkaktojnë bllokimin e enëve limfatike (që pastrojnë gjakun), ose tkurrjen e tyre. Në gjoks, enët pastruese të gjakut janë më të holla, janë shumë të ndjeshme ndaj shtypjes.
"Shtypja e vazhdueshme, edhe pse e lehtë, bën që këto enë gjaku të mbyllen. Kështu, qelizat furnizohen me shumë pak lëndë ushqyese, kurse substancat e dëmshme nuk pastrohen. Pas 15-50 vitesh shtypjeje të gjoksit nga reçipetat, mund të krijohen inde kanceroze."
Kjo tezë nuk ka marrë ende mbështetjen e duhur nga institucionet shkencore, por mjekët obstetër-gjinekologë e besojnë nisur nga përvoja me pacientet.
"Lidhja ekziston", thotë dr. Elizabeth Vaughan, "Sa më shumë të mbash reçipeta gjatë ditës, aq më i lartë është rreziku."
Burimi: Bustle