11 vite më parë, historia e Liljana Mullirit nga fshati Vidohovë i Devollit, bëri bujë në mediat shqiptare pasi ajo vrau dhe hodhi në pus nipin 7-vjeçar të ish të dashurit. Vetëm 5 vite pas krimit makabër, në vitin 2010 asaj i ekzekutojnë 3 djemtë, krim që ajo e ka cilësuar si hakmarrje për vrasjen e 7-vjeçarit Alberto Xhihani.
Sot, Liljana Mulliri shpreh pendesën për aktin e rëndë dhe kërkon që t’i ulet siguria, në mënyrë që të mund të shkojë pranë varreve të fëmijëve. Ajo është dënuar nga gjykata me 25 vite burg. “Jam fajtore, e pranoj. Unë jam penduar se atje janë 4 djemtë e mi, jo 3 djemtë e mi. Ai është djali im, unë nuk do ta ndaj atë asnjëherë, asnjëherë nuk e kam ndarë.”-shprehet Liljana Mulliri për viktimën e saj, Albert Xhihanin.
“Kërkoj të më hiqet siguria e lartë, vetëm për të vajtur tek ata fëmjë. Kur vete atje, më duket sikur i kam gjallë. Do t’i lutesha shumë ministrit të Drejtësisë të ma hiqte sigurinë e lartë, se ajo më pengon shumë.”-thotë ajo mes lotëve nga ambjentet e burgut 325.
Burimi: Balkanweb