Së fundmi, Eliza Hoxha i ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram duke postuar një foto në të cilën shihet pa flokë.
Mirëpo, pamja e re nuk është thjesht një vendim që lidhet me modën apo stilin e saj dhe për më tepër, Hoxha nuk e ka rruar kokën por thjesht i ka mbuluar flokët nëpërmjet një teknike makijazhi.
Një gjë të tillë e konfirmon për Lajmi.net regjisorja Burbuqe Berisha, e cila tha se këngëtarja do të jetë pjesë e një spoti që ka si qëllim përkrahjen e personave të prekur nga kanceri. Ajo rrëfen se klipi me muzikë nga Florent Boshnjaku, mban titullin “Ecjen ti vazhdo” realizohet me mbështetjen e organizatës “Jeta Vita”.