Në vitin 2004 Charlize Theron shtoi 15 kilogramë, kohë kur luajti tek “The Monster”, filmi që i dha një Oscar për rolin e vrasëses seriale Aileen Wuornos. Një tjetër rol, që po ashtu duket se i kërkon të jetë e mbushur, është ai në filmin e ri "Tully".
Ndryshimi ra në sy gjatë xhirimeve të filmit në Vankuver të hënën, edhe pse vlen të theksohet që nuk bëhet fjalë për një transformim si tek "The Monster". Ndryshimi drastik në fizikun e saj me siguri ka të bëjë me angazhimin serioz që aktorja 41-vjeçare ka në aktrim.
Një burim pranë aktores, i kontaktuar nga "Daily Mail", ka shpjeguar që Charlize-s i është besuar roli kryesor në këtë film, ai i Marlo-së, nënës së tre fëmijëve. Skenari i "Tully" u shkrua nga Diablo Cody, regjia është e Jason Reitman, i cili ka bashkëpunuar me Theron dhe Diablo-n në filmin: "Young Adult" në vitin 2011.
Burimi: Daily Mail