Horoskopi > Karakteristikat e Shenjave

Shumica e udhëheqësve në botë kanë këtë shenjë horoskopi

Mos e besoni horoskopin, po deshët.

A mundet shenja e horoskopit të përcaktojë aftësinë për udhëheqje?

T'i hedhim një sy shenjës më të përhapur mes udhëheqësve botërorë: Akrepit. Akrepët njihen për vendosmërinë, forcën, por edhe se ruajnë shumë sekrete. 22 shtete të botës udhëhiqen nga një akrep, mes tyre Australia, me kryeministrin Malcolm Turnbull apo Korea e Veriut, me 'udhëheqësin suprem Kim Jong Un'.

Majtas: Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull; djathtas: dikatatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, i përket shenjës së Akrepit. Kjo shpjegon edhe skandalin e e mail-eve në 2015-ën; për të komunikuar mbi çështje të politikës në mënyrë sa më të sigurt, ajo kishte përdorur e mail-et private, çka thyen protokollin. E mistershme si çdo Akrep.

Photo Courtesy of Time

Akrepi ndiqet nga Luani dhe Shigjetari; secila shenjë përfaqësohet nga 18 udhëheqës shtetesh nëpër botë. Luan është presidenti Obama; presidenti i Francës, Francois Hollande; kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras etj.

Nga e majta në të djathtë: Barack Obama, Francois Hollande, Alexis Tsipras

Kurse ish-Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka shenjën e Shigjetarit. Një tjetër udhëheqës në Amerikën Latine, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës i përket po kësaj shenjë.

Dilma Rousseff dhe Nicolas Maduro

Në Shqipëri, megjithatë, kemi një historik udhëheqësish që i përkasin një prej shenjave më diplomate të horoskopit: Peshorja. Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, kanë qenë udhëheqësit Peshore të vendit tonë. Shenja e dytë më e përhapur mes udhëheqësve shqiptarë është Bricjapi, që përfaqësohet nga Ismail Qemali dhe Fan Noli. Bricjapi njihet për vendosmërinë, kokëfortësinë dhe prirjen drejt karrierës.

Nga e majta në të djathtë: Ahmet Zogu; Enver Hoxha; Ramiz Alia; Sali Berisha

Por, nëse flasim për idealistë që edhe pse u ofrohen jashtë të gjitha mundësitë, kthehen me çdo kusht në shtëpinë e tyre, bëhen udhëheqës dhe nuk heqin dorë për 25 vite, Skënderbeu është një Dem i vërtetë. (Besohet të ketë lindur më 6 maj 1405.)

Gjergj Kastrioti

Kurse tani Shqipëria udhëhiqet nga një kryeministër i shenjës së Gaforres, Edi Rama. Kjo tregohet qartë tek prirja e tij për të përshtatur vendin ku rri me shijen e vet; shndërroi kryeministrinë, vilën qeveritare të pushimit në Dhërmi (shiko këtu), më parë edhe Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama

Artikuj të ngjashëm