Shëndeti > Transformim total

Shumë pranë vdekjes, kjo vajzë na tregon pasojat e tmerrshme të anoreksisë

Vetëm 31 kilogramë, ajo ndau me të gjithë këto fotografi tronditëse.

Hannah Koestler, një studente e cila gati sa nuk humbi jetën nga anoreksia, publikoi në Instagramin e saj foto tronditëse, ku peshon vetëm 31 kilogramë.

Kjo duket një përpjekje për të inkurajuar të tjerët që vuajnë si ajo të kërkojnë ndihmë.

Nëpërmjet fotove, 22-vjeçarja nga Warwick dëshironte të tregonte realitetin e zymtë të sëmundjes së saj shkatërruese, ku trupi i saj duket si skelet ndërsa ushqehej me anë të një tubi, kurse mjekët parashikonin vetëm disa ditë jetë.

Mesazhet e sinqerta të Hannah kanë fituar 120.000 ndjekës në Instagramin e saj dhe ajo merr dhjetëra mesazhe në ditë nga njerëzit që vuajnë nga çrregullime të tilla.


Hannah, e cila tani është shëruar dhe peshon 50 kilogramë, thotë se për një kohë ajo ka jetuar vetëm me 3 feta biskotash orizi në ditë dhe peshonte sa një 10-vjeçare.

“Anoreksia është një sëmundje mizore që tret trupin dhe mendjen. Shpresoj se fotografitë e mia do t'i largojnë njerëzit e tjerë nga zhvillimi i çrregullimeve të ushqimit dhe të frymëzojnë ata që sapo kanë filluar këto simptoma, të kërkojnë ndihmë.”- thotë ajo për 'DailyMail'.

Artikuj të ngjashëm

. .