Thuajse një vit pas ndarjes së bujshme nga i fejuari Teodor Ngjela, Floriana Garo u shpreh në një intervistë për “Panorama” rreth ndjesive që ka përjetuar në momentin që ka mësuar se ai është bërë baba.
“Pata një ndjesi shumë pozitive dhe i uroj atij dhe familjes së tij gjithë të mirat.”-tha ish-Miss Albania.
E pyetur nëse e ndjek vazhdimësinë e jetës së ish-it, Garo është përgjigjur: “Është e paimagjinueshme që në një vend të vogël si Shqipëria të mos dëgjosh çfarë ndodh në jetën e ish-ëve të tu.”
Teodor Ngjela, i biri i sipërmarrëses së njohur Shefikat Ngjela, vetëm pak javë më parë u bë baba për herë të parë, pasi parterja e tij, Era Xhabafti, solli në jetë vajzën e tyre.
Në lidhje me jetën e saj sentimentale, moderatorja e “Jo Vetëm Modë” u shpreh se dëshiron që ta mbajë private një gjë të tillë.