Kim Kardashian , Kylie Jenner , e dashura e re e Justin Bieber, Sofia Richie dhe shumë të tjerë parakaluan në tapetin e zi në eventin e mbajtur nga revista prestigjoze “Harper’s Bazaar”.
Të gjithë kokat ishin kthyer për të parë bukuroshet, por sidomos për të parë veshjet e tyre ekstravagante. Ato çka binin më shumë në sy ishte dantella, dekoltetë shumë të hapura dhe ngjyra e zezë, që duket se ka qenë e parapëlqyera e VIP-ave. Kush shkëlqeu dhe se kush dështoi në tapetin e zi, ju mbetet juve për ta vendosur pasi të keni shfletuar galerinë.
Burimi: Harper's Bazaar