Dashuri dhe seks > Bashkejetesa

Receta për një lidhje të suksesshme: Mos thoni që nuk jua thamë!

6 gjërat që duhet të bëni.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Shfletoni galerinë!
1. Rikujtoni momentet tuaja më të mira.
Me kalimin e kohës gjithçka kthehet në rutinë dhe momentet më të mira, veniten pak nga pak. Mos lejoni t’ju ndodhi një gjë e tillë. Rikujtoni ditët tuaja më të mira ashtu siç bënit në kohën kur ishit në fillim të lidhjes.
2. Shprehini dëshirat tuaja.
Mos kujtoni se partneri juaj do të hedhë fall për të zbuluar çfarë bluhet në kokën tuaj. Nëse doni të bëni diçka apo të shkoni diku, shpreheni më zë të lartë.
3. Mos thoni kurrë “Çkemi?”
Kjo është një pyetje e mërzitshme e cila do të marrë një përgjigje po aq të mërzitshme. Mundësitë që biseda të ketë vazhdim apo të ndiqet nga një diskutim, janë pothuajse zero. Si ishte dita sot?” apo “Çfarë të bëri më shumë përshtypje sot në punë?” janë pyetje që mund t’ju lënë një hapësirë më të madhe për të diskutuar. Do të surprizoheni sesa interesante dhe ndryshe do jetë biseda mes jush, vetëm falë këtij ndryshimi të vogël.
4. Qëndroni seksi.
Të jesh tërheqës dhe i dëshirueshëm çdo ditë është e rëndësishme në një lidhje. E dimë që pizhamat apo tutat e gjëra janë më të rehatshme pas një dite të lodhshme pune, por kjo nuk është ajo që do të shohë partneri/partnerja juaj.
5. Mësoni të falni njëri-tjetrin.
Në një lidhje kjo mendohet të jetë një nga momentet më të vështira pasi të falësh nuk është aq e thjeshtë. Por duhet të mësoni të falni, dhe t'ia lini të shkuarës debatet midis jush.
6. Njiheni mirë njëri-tjetrin.
Ngjyra, ushqimi, filmi, aktori i/e preferuar, i/e saj/tij, ndoshta duken si elemente të parëndësishme, por që duhet të dihen në mënyrë që të keni mundësinë për ta bërë të lumtur partnerin/partneren tuaj.

Nuk është aspak e lehtë të mbash një lidhje për një periudhë të gjatë. Po jua bëjmë më të thjeshtë duke ofruar këshillat perfekte për një lidhje të suksesshme. Shfletoni galerinë!

Artikuj të ngjashëm

. .