Me sheqer mund të bëni depilim në mënyrë të thjeshtë dhe efikase, ngjashëm si edhe me dyllë. Me pak ushtrim, këtë lloj depilimi mund ta bëni edhe vetë.
Para se t’ju sqarojmë se çfarë duhet të bëni, duhet të dini se me këtë metodë eliminohen edhe të qimet më të imëta, andaj nuk ka nevojë të prisni që të rriten deri në një gjatësi të caktuar siç duhet të prisni për depilim me dyllë.
Përbërësit:
250g sheqer
-----.-----
200g mjaltë
-----.-----
1 limon
-----.-----
Shirit pëlhure
-----.-----
Si të bëni depilimin me sheqer?
1. Në një enë ngrohni 250g sheqer derisa të marrë ngjyrë të errët.
2. Shtoni 200 g mjaltë dhe dy lugë supe limon të shtrydhur.
3. Përbërjen hiqeni nga zjarri dhe përzieni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në të artë, dendësia të jetë sikur te rrëshira, domethënë sikur te pasta.
4. Në lëkurë të pastër, vëni pastën e nxehtë në shirita, në drejtim të kundërt nga rriten qimet.
5. Me lëvizje të vrullshme me ndihmën e shiritave të pëlhurës hiqeni pastën në drejtim të rritjes së qimeve.
6. Pas depilimit, të gjitha mbetjet lehtë eliminohen me ujë të rëndomtë të ngrohtë.
Vini Re! Depilimi me sheqer rekomandohet për femrat që kanë lëkurë të ndjeshme, sepse këto lëndë natyrale nuk shkaktojnë irritim. Herën e parë të jini e durueshme, sepse nevojitet pak përvojë për t’i zotëruar lëvizjet. Çdo herë tjetër do të jetë gjithnjë e më e lehtë dhe më e shpejtë.