Si jetojmë > Kuzhina

Gjatë gjithë kësaj kohe i keni bërë gabim vezët e ziera!

Metoda ideale: Në avull.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Ndonëse është nga më elementaret për t’u bërë në kuzhinë, veza e zier nuk qëllohet gjithnjë siç duhet. Nëse e lini të ziejë për shumë gjatë, do të shihni në fund krijimin e shtresës së gjelbër rreth së kuqes. Nëse e lini shumë pak, do të jetë e pamundur të hiqni lëvoren.

Por, nëse doni të arrini çdo herë vezë të ziera në mënyrë perfekte, metoda më e mirë është ajo me avull.  Vezët e ziera në avull gatuhen në mënyrë më delikate dhe mundësitë që të çahen janë më të pakta, duke qenë se nuk përplasen në anët e enës ku ziejnë siç ndodh kur janë në ujë. Ato gjithashtu janë edhe më të thjeshta për t’u qëruar.

Mbushni një tenxhere me rreth 2cm ujë (shiko foton në galeri) dhe vendosni në brendësi rrjetën që përdoret për të gatuar në avull. Vendoseni tenxheren në zjarr dhe në momentin që uji fillon të avullojë, shtoni vezët. Prisni 6 minuta nëse i dëshironi të buta dhe 11-12 minuta nëse i dëshironi të forta. Sapo t’i keni nxjerrë nga tenxherja, vendosini në ujë të ftohtë që të mos ziejnë më tepër dhe Voila! Ja ku i keni vezët tuaja të ziera në perfeksion.

Buimi: The Huffington Post

Artikuj të ngjashëm

. .