Konkurset kombëtare të bukurisë nga vetë emri krijojnë përshtypjen se bëhet fjalë për një garë bukurie midis vajzash me të njëjtën kombësi. Mirëpo, “Miss Kosova 2016”, vjen me një surprizë!
Pasi kanë mbaruar gati të gjitha përgatitjet për spektaklin e 7 shtatorit, zbulohet dhe njëra nga konkurrentet e veçanta. Magazine.al shkruan se një vajzë nga Argjentina e quajtur Camila Barraza, është midis pretendenteve për miss. 23-vjeçarja është me origjinë nga Buenos Aires dhe duket se synon të rrëmbejë vëmendjen e shqiptarëve.
Kjo është hera e parë që në një gare bukurie është e pranishem dhe një vajzë nga Argjentina.