Nëse ka një konspiracion po aq të madh sa ai i Iluminatit, është padyshim vdekja e Tupac Shakur. Reperi ikonik u qëllua në 7 shtator të vitit 1996 në Las Vegas, kur ishte vetëm 27 vjeç. Mirëpo, që pas vdekjes së tij, qindra versione që tregonin se reperi ishte ende gjallë, i kanë bërë njerëzit të dyshojnë. Nga të gjitha versionet, duket se ky i ditëve të fundit është ai që duket dhe më i besueshmi.
Është një video e publikuar në You Tube ku shfaqet reperi (ose një person shumë i ngjashëm me të) ajo ka nxitur reagime të shumta në internet. Mashkulli që shfaqet në video është i veshur me një xhaketë sportive blu dhe një shami të kuqe në kokë dhe ka tipare pothuajse identike me Tupac. Sipas autorëve të videos, pamjet janë regjistruar në vitin 2015 me një telefon të prodhuar në vitin 2011. Klipi është parë mbi 1.4 milionë herë dhe komentet në të janë të shumta.
Pas zhdukjes së Tupac, konspiracioni më i famshëm ishte ai se reperit i kishte ardhur në majë të hundës nga kamerat dhe jeta prej të famshmi, prandaj u detyrua të sajonte vdekjen për t’u arratisur më pas në Kuba. Kjo teori u përforcua kur në vitin 201, njëri nga ish-partnerët e tij u shpreh se Shakur ishte ende gjallë, pasi ai nuk e kishte parë asnjëherë trupin e reperit, pavarësisht se ishte aty natën e atentatit.