Sikur të mos mjaftonte i gjithë konflikti që Kanye West dhe Taylor Swift, artisti që dallohet për shijet e tij ekstravagante, çeli ditën e së shtunës një ekspozitë shumë të veçantë.
Vetëm pak orë para se të arrinte ne destinacion, Kim ndau me fansat e saj lajmin se Kanye kishte organizuar një ekspozitë në një vend sekret dhe se shumë pak njerëz e dinin këtë gjë. Të pranishmit ishin aty me ftesa, duke përfshirë familjen Kardashian dhe miqtë më të afërt. Në ekspozitë u shfaqën manekinët e famshëm që ishin dhe shkëndija e konfliktit midis Kanyes dhe Taylor. Në videoklipin e tij për këngën “Famous”, bashkëshorti i Kim përfshiu manekinët nudo të Kim Kardashian, Taylor Swift, George Ë Bush, Donald Trump, Anna Wintour, Rihanna, Chris Brown, Ray J, Amber Rose, Caitlyn Jenner dhe Bill Cosby.
Të njëjtët manekinë u shfaqën dhe në ekspozitën sekrete të së shtunës. Ndërkohë që vetë Kanye nuk ishte prezent dhe komunikoi nëpërmjet lidhjes direkte me anë të internetit, Kim ndau me fansat në Snapchat pamjet që ata nuk mundën t’i shihnin.