Enca Haxhia u përgjigj hapur në Snapchat ndaj akuzave për modifikimin e fotove. Ajo bëri shumë postime radhazi ku shkroi se edhe sikur ta takojnë nga afër, njerëzit prapë do të thonë se ka përdorur Photoshop.
Por këngëtarja vijon se kjo tregon se janë budallenj dhe se ajo është thjesht shumë e lezetshme. Enca këmbëngul që të heqin dorë nga këto 'broçkulla' dhe shton se nëse vetë janë të shëmtuar dhe të dëshpëruar, nuk kanë pse të gjithë të jenë si ata.
'Budallallëqet tuaja nuk më kanë bërë më pak të suksesshme apo më pak të bukur, thjesht më kanë bërë t'ju shaj nga nënat!', shkroi ajo në Snapchat.
Shfletoni galerinë për të parë gjithçka ka shkruar këngëtarja.