Tri vajzat e zhdukura mëngjesin e sotëm në Pogradec janë gjetur në Elbasan. Bleona Çollaku, 16 vjec, Lorena Çollaku, 14 dhe fqinja e tyre Arjona Baçi, 16, gjenden në komisariat dhe ende nuk janë publike motivet e largimit të tyre nga banesa.
Sipas denoncimit të babait, Bashkim Çollaku, vajzat u larguan nga shtëpia në mesnatën e së premtes. Ato nuk u kthyen dhe për orë me radhë ai nuk mundi të komunikonte me to, ndaj u shty të ngrinte denoncimin.
45-vjeçari u shpreh se kishte frikë se mos ato do të trafikoheshin.
Burimi: Balkanweb