Relationships > Martesa

Sekreti i një martese të lumtur: e gjitha varet nga diferenca në gjatësi

Zbulohet lidhja mes gjatësisë së partnerëve dhe besimit.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Shfletoni galerinë!
Photo Courtesy of The Telegraph
Shfletoni galerinë!
"Duket se është e ngjashme me njerëzit që vlerësojnë ushqimet e kripura, të yndyrshme, me sheqer, pa e ditur ekzaktësisht përse: disa ushqime janë më thelbësore për jetën. Gratë preferojnë burra më të gjatë, pasi perceptohen si më të fortë dhe ato thjesht ndihen më të lumtura kur kanë atë çfarë duan. Ashtu si edhe për gjithë çkanë dëshiruar, kjo dëshirë fillon e zbehet me kalimin e kohës. Mbresëlënës mbetet fakti se kjo zbehje mori 18 vjet". Megjithatë, për dy dekadat e para të lidhjes, të paktën "gjatësia e burrit ka ende një impakt të fuqishëm". / Photo Courtesy of The Telegraph
Sipas një studimi të ri të bërë nga Universitetit Konkuk i Seulit (Kore e Jugut), sa më e madhe të jetë diferenca e gjatësisë në një çift, aq më e lumtur do të jetë gruaja. Duke analizuar të dhënat afatgjata ndër 7850 gra, studiuesit kanë zbuluar se ndryshimi i gjatësisë mes një çifti lidhet më tepër me lumturinë e gruas-edhe pse kjo tërheqje zbehet me kalimin e kohës dhe tenton të zhduket pas 18 vitesh martesë. 
 
A janë femrat më të tërhequra pas burrave të gjatë? 
 
Sipas një studimi tjetër, këtë herë të bërë nga Universiteti i Texas-it, të emërtuar: "A ka rëndësi gjatësia? Një provë lidhur me preferencat në gjatësi të çifteve romantike",  48.9 përqind e grave këmbëngulnin për të dalë me burra më të gjatë sesa janë vetë. 
 
Ka shumë arsye që gratë janë më të lumtura me një burrë më të gjatë.
 
"Njëra prej tyre është vlera që njerëzit i japin gjatësisë; femrat thjesht pëlqejnë më tepër meshkujt e gjatë, ndërsa janë të pazonjat për të thënë përse u ndodh kjo."
 
"Duket se është e ngjashme me njerëzit që vlerësojnë ushqimet e kripura, të yndyrshme, me sheqer, pa e ditur ekzaktësisht përse: disa ushqime janë më thelbësore për jetën. Gratë preferojnë burra më të gjatë, pasi perceptohen si më të fortë dhe ato thjesht ndihen më të lumtura kur kanë atë çfarë duan. Ashtu si edhe për gjithë çkanë dëshiruar, kjo dëshirë fillon e zbehet me kalimin e kohës. Mbresëlënës mbetet fakti se kjo zbehje mori 18 vjet". Megjithatë, për dy dekadat e para të lidhjes, të paktën "gjatësia e burrit ka ende një impakt të fuqishëm". 
 
Burimi: The Telegraph

Artikuj të ngjashëm