Në një kurorëzim në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ish-banori i Big Brother, Ermal Merdani, i ka dhënë fund beqarisë!
Ermali është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni shumë të thjeshtë, kurorëzimin e të cilës e ka bërë kryebashkiaku Erion Veliaj. Fotografitë janë publikuar ditën e sotme nga Olti Curri në faqen e tij zyrtare në Facebook. Çifti janë bashkë prej disa vitesh, por ata kanë patur një marrëdhënie në distancë, duke qenë se e dashura e ish-Mister Albania jeton jashtë vendit.
Ermali u bë i njohur fillimisht pas kurorëzimit si Mister, por edhe pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ku ishte një nga konkurrentët kryesorë.