Ndonëse është përfolur edhe më herët për lidhje sentimentale, çdo gjë ka mbetur në kuadrin e thashethemeve. Mirëpo, tani Enca Haxhia ka vendosur të dalë vetë hapur, ose të paktën gjysmë hapur. Së fundmi ajo publikoi në profilin e saj në Snapchat imazhe ku shihet duke u puthur me një djalë misterioz.
20-vjeçarja konfirmoi që është në një lidhje por, ka zgjedhur që ta mbajë sekret emrin e të dashurit.
Këngëtarja e “Soul Killa” po ashtu bëri edhe një postim në Instagram, ku shihet sërish pranë atij që mendohet të jetë i dashuri. Çifti ka formuar me duar shenjën e zemrës, gjest ky të cilin Enca e ka shpjeguar me diçiturën: “Dashuri për Jugun e Shqipërisë”.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.
Enca Haxhia zyrtarisht në një lidhje: Ja foto duke u puthur me të dashurin
22 Gusht 2016