Metropolitan > Fletore Kinemaje

Pse Hollivudi i mbron djemtë e këqinj, por dënon ashpër gratë që flasin.

Meshkujt e suksesshëm kanë standart të dyfishtë. Aktoret femra? Duhet “ta mbyllin”.

Nga Maureen Callahan/Page Six ~
Shikoni fotot e tjera!    v      
Të martën e kaluar, pas raporteve se aktori Johnny Depp, preu majën e gishtit të tij dhe shkroi me gjak një mesazh që akuzonte ish-gruan Amber Heard për tradhëti bashkëshortore – Depp dhe Heard shpejt e shpejt e mbyllën marrëveshjen e divorcit. Që nga Maji, kur Heard kërkoi të ndahej, ajo e ka akuzuar Depp për dhunë fizike, por ky i fundit I ka mohuar.
Të enjten, ylli i muzikës country në SHBA dhe gjyqtar në “The Voice” Blake Shelton pranoi se është bërë pishman për disa mesazhe të postuara në Twitter në të kaluarën. Një mesazh i vitit 2011 lexonte: “Do të doja që ky ko*ja në dhomën ngjitur ose të mësonte mirë anglisht ose ta mbyllte gojën, që të paktën të kuptoja se çfarë ka ndërmend të hedh në erë!” Një tjetër po atë vit: “Jam në rradhë në një kafe në Los Angeles dhe po flas me një burrë përpara meje. Ai porositi një “Skinny caramel latte”. As u kuptua hiç që ai është gay!!!” Shelton u mundua ta kalonte me një pothuajse-falje kur tha “ Të gjithë e dinë që komedia ka qënë pjesë e rëndësishme e jetës sime.”
Së fundmi, aktori/skenaristi/regjisori Nate Parker, filmi i fundit i të cilit “Birth of a Nation” konsiderohet si kandidat për çmimin Oscar, po përpiqet të hedhë poshtë akuzat se ai dhe bashkëpunëtori i tij Jean Celestin, kanë përdhunuar një vajzë të re në 1999. Edhe në film paraqitet një skenë përdhunimi në grup. Ai tha se ndihej i indinjuar dhe i trishtuar, sepse sipas tij, këtë gjë nuk mund ta bëj bashkëshorti i një gruaje dhe babai i 5 vajzave.
Katherine Heigl foli keq për “Grey’s Anatomy” dhe u pushua. Ajo tha se disa aspekte të filmit “Knocked Up”, komedia e 2007-ës që ajo realizoi me Judd Apatow dhe Seth Rogen, ishin seksiste. Jo një opinion kushedi çfarë , por humbi karrierën e saj. Marsin e kaluar Heigl kaloi nga një aktore e kategorisë A, në promovuese të ushqimeve për mace nëpër reklama. “Jam ndjerë si një copë m*ti” u shpreh Heigl në Prill për moderatorin më të famshëm në radio, Howard Stern.
Regjisori Michael Bay pushoi Megan Fox-in nga filmi “Transformers” sepse ajo publikisht e krahasoi atë me Hitlerin. Ai mohoi të kishte gisht në heqjen e saj nga filmi. Steven Spielberg më tha: “Pushoje tani!” ka thënë Bay për revistën “GQ” në vitin 2011.
Pas arrestimit të saj për vjedhje në një dyqan, aktorja Winona Ryder ndjeu të njëjtin bllokim. “ Nuk ishte krimi i shekullit” u shpreh ajo për revistën “Porter” kohët e fundit.
Në vitin 2000, përpara operacioneve plastike, Meg Ryan humbi karrierën pas një lidhjeje jashtë-martesore me Russell Crowe. Crowe nga ana tjetër i gjuajti një punonjësi në hotel me celular në kokë dhe u rikthye në detyrë pas një autokritike të thjeshtë.
Alec Baldwin në 2007, e quajti vajzën e tij 11-vjeçare “Një derr i paedukatë!” sepse nuk ia ngriti telefonin. “Më bëre të ndihem si m*t. Më ke ofenduar për herë të fundit.” Ulëriti ai i nervozuar duke kërcënuar të bijën se “do ja rregullonte qejfin”. Imagjinoni një aktore që do të “kapej” duke ofenduar fëmijën e saj. Asaj do t’i duheshin vite e vite autokritike në publik.
Christian Bale u arrestua në 2008, për dhunë fizike ndaj të jëmës. Një burim tha atëherë për “Daily Mail” se Bale ishte i tronditur nga vdekja e Heath Ledger. “Ai u acarua shumë, por nuk e preku nënën me dorë.” Disa ditë më vonë, ai e terrorizoi një anëtar të ekipit të xhirimit duke i ulëritur: “Zhduku që këtej!”. Punonjësi ishte drejtori i fotografisë i cili padashje u fut në skenën e xhirimit
Gibson, i cili u arrestua në 2006-ën se po i jepte makinës i dehur dhe e quajti oficeren e policisë “C*cë-sheqer”, do të rikthehet tashmë me një film të ri “ Blood Father
Mund të tradhëtosh partneren tënde me vajzën e saj të adoptuar siç ka bërë Woody Allen dhe t’i thuash shtypit që “Je me fat” se e martove dhe sërish ke një listë të gjatë aktorësh të famshëm Hollivudit që duan të punojnë me ty.
Ti mund të dënohesh se ke droguar dhe ke përdhunuar një 13-vjeçare dhe i je arratisur drejtësisë dhe sërish mund të fitosh një çmim “Oscar” për Filmin me të Mirë “Pianisti”, siç bëri Roman Polanski.

Javën e kaluar , tre meshkuj të famshëm fituan ndaj një sulmi akuzash për përdhunim, dhunë në familje, përdorim të tepërt alkoli dhe droge, homofobi dhe racizëm.

Dhe ndryshe nga aktoret femra të Hollivudit të cilat janë sharë e kritikuar për shumë më pak se kaq, këta meshkuj ka gjasa të jenë mirë.

 Për një rifreskim:

 Të martën e kaluar, pas raporteve se aktori Johnny Depp, preu majën e gishtit të tij dhe shkroi me gjak një mesazh që akuzonte ish-gruan Amber Heard për tradhëti bashkëshortore – Depp dhe Heard shpejt e shpejt e mbyllën marrëveshjen e divorcit. Që nga Maji, kur Heard kërkoi të ndahej, ajo e ka akuzuar Depp për dhunë fizike, por ky i fundit I ka mohuar.

Të enjten, ylli i muzikës country në SHBA dhe gjyqtar në “The Voice” Blake Shelton pranoi se është bërë pishman për disa mesazhe të postuara në Twitter në të kaluarën. Një mesazh i vitit 2011 lexonte: “Do të doja që ky ko*ja në dhomën ngjitur ose të mësonte mirë anglisht ose ta mbyllte gojën, që të paktën të kuptoja se çfarë ka ndërmend të hedh në erë!”

Një tjetër po atë vit: “Jam në rradhë në një kafe në Los Angeles dhe po flas me një burrë përpara meje. Ai porositi një “Skinny caramel latte”. As u kuptua hiç që ai është gay!!!”

 Shelton u mundua ta kalonte me një pothuajse-falje kur tha “ Të gjithë e dinë që komedia ka qënë pjesë e rëndësishme e jetës sime.”

 Së fundmi, aktori/skenaristi/regjisori Nate Parker, filmi i fundit i të cilit “Birth of a Nation” konsiderohet si kandidat për çmimin Oscar, po përpiqet të hedhë poshtë akuzat se ai dhe bashkëpunëtori i tij Jean Celestin, kanë përdhunuar një vajzë të re në 1999. Edhe në film paraqitet një skenë përdhunimi në grup.

Duke u përpjekur që t’i dalë të keqes përpara daljes së filmit në kinema në 7 Tetor, Parker ka dhënë një intervistë për Deadline Hollywood në lidhje me akuzat. Ai tha se ndihej i indinjuar dhe i trishtuar, sepse sipas tij, këtë gjë nuk mund ta bëj bashkëshorti i një gruaje dhe babai i 5 vajzave.  

 “Nuk mund të rikthej atë periudhë të jetës sime, sa herë duan të të më vënë nën mikroskop, “ tha ai. “Çfarë do bëj? Kur arrin një sukses të caktuar, kur gjërat nisin të funksionojnë, atëherë të vendosin nën mikroskop dhe disa detaje stër-zmadhohen.” Celestin u shpall fajtor për sulm seksual, por akuzat ranë kur viktima refuzoi të dëshmonte sërish në apel. Ajo u vetëvra në vitin 2012.

Parker i shpëtoi të gjitha akuzave, por dokumenta nga procesi gjyqësor janë shpërndarë në internet dhe e kanë bërë shumë skeptik publikun në lidhje me pafajësinë e tij. Mbështetësit më të mëdhenj të regjisorit si kolegu Spike Lee apo producentja e famshme Oprah Winfrey, kanë zgjedhur të heshtin.

 “Qesharake se si Nate Parker mendon që të kesh 5 vajza dhe një grua, të bën automatikisht të mirë dhe jo-fajtor.” Shkroi në TWitter autorja feministe Roxane Gay.

Vëllai i viktimës gjithashtu foli për revistën “Variety” ku u shpreh se “Nuk mendoj që një përdhunues duhet të vlerësohet.” Kompania e Produksionit Fox Searchlight nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe kjo është e kuptueshme. Studio ka financuar 17.5 milionë dollarë për filmin dhe po përpiqet të mbrojë investimin.

Në gjithë këtë zhurmë, një gjë na bën përshtypje: Gratë në Hollivud janë shantazhuar për shumë më pak se kaq dhe nuk kanë pasur mbrojtje, si këta burra. Ka të bëjë me pabarazinë në pagesa dhe rrjedhimisht studiot nuk janë të interesuar që t’u dalin zot problemeve të tyre.

Aktoret, sidomos ato më të reja, duhet të jenë krijesat më të bukura, më të talentuara, më të ëmbla, më të pastra, përpara se të arrijnë të marrin në dorë kapitalin ekonomik dhe kulturor që “djemtë e këqinj” e përballojnë.

Ka shumë shembuj: Katherine Heigl foli keq për “Grey’s Anatomy” dhe u pushua. Ajo tha se disa aspekte të filmit “Knocked Up”, komedia e 2007-ës që ajo realizoi me Judd Apatow dhe Seth Rogen, ishin seksiste. Jo një opinion kushedi çfarë , por humbi karrierën e saj. Marsin e kaluar Heigl kaloi nga një aktore e kategorisë A, në promovuese të ushqimeve për mace nëpër reklama.

“Jam ndjerë si një copë m*ti” u shpreh Heigl në Prill për moderatorin më të famshëm në radio, Howard Stern. “ Kam vuajtur shumë, sepse realisht nuk ndjeja që kisha bërë diçka të gabuar.” Tha ajo.

Pas arrestimit të saj për vjedhje në një dyqan, aktorja Winona Ryder ndjeu të njëjtin bllokim. “ Nuk ishte krimi i shekullit” u shpreh ajo për revistën “Porter” kohët e fundit.

Regjisori Michael Bay pushoi Megan Fox-in nga filmi “Transformers” sepse ajo publikisht e krahasoi atë me Hitlerin. Ai mohoi të kishte gisht në heqjen e saj nga filmi. Steven Spielberg më tha: “Pushoje tani!” ka thënë Bay për revistën “GQ” në vitin 2011.

Në vitin 2000, përpara operacioneve plastike, Meg Ryan humbi karrierën pas një lidhjeje jashtë-martesore me Russell Crowe. Crowe nga ana tjetër i gjuajti një punonjësi në hotel me celular në kokë dhe u rikthye në detyrë pas një autokritike të thjeshtë.

Gjërat kalojnë më lehtë për meshkujt. Alec Baldwin në 2007, e quajti vajzën e tij 11-vjeçare “Një derr i paedukatë!” sepse nuk ia ngriti telefonin. “Më bëre të ndihem si m*t. Më ke ofenduar për herë të fundit.” Ulëriti ai i nervozuar duke kërcënuar të bijën se “do ja rregullonte qejfin”. Imagjinoni një aktore që do të “kapej” duke ofenduar fëmijën e saj. Asaj do t’i duheshin vite e vite autokritike në publik.

Christian Bale u arrestua në 2008, për dhunë fizike ndaj të jëmës. Një burim tha atëherë për “Daily Mail” se Bale ishte i tronditur nga vdekja e Heath Ledger. “Ai u acarua shumë, por nuk e preku nënën me dorë.”

Disa ditë më vonë, ai e terrorizoi një anëtar të ekipit të xhirimit duke i ulëritur: “Zhduku që këtej!”. Punonjësi ishte drejtori i fotografisë i cili padashje u fut në skenën e xhirimit. Ai i kërkoi falje Christani-t, por ky i fundit vazhdoi: “Mos kërko falje! Mendo për një sekondë se çfarë dreqin po bën. Qepe Bruce! JO!JO!JO!...Unë dhe ti nuk bëhemi më profesionalisht!” Ky shpërthim ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Terminator Salvation.” Filmi nuk mbahet mend, por audio e regjistruar arriti në 3.5 milionë klikime në Youtube. (dëgjoje më poshtë). Bale ndërkoi vazhdoi punën me trilogjinë e famshme të Christopher Nolan “Dark Knight”.

Nuk ka rëndësi nëse sillesh keq në sheshxhirim apo jashtë tij, nëse je një aktor i fuqishëm dhe gjeneron të ardhura të mëdha, atëherë gjeografia nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi as sjellja. Mesa duket mund të godasësh e të kërcënosh gra siç kanë bërë Depp, Sheen, Bale, Sean Penn, Chris Brown, Josh Brolin dhe Mel Gibson dhe të dalësh i palagur nga historia.

Gibson, i cili u arrestua në 2006-ën se po i jepte makinës i dehur dhe e quajti oficeren e policisë “C*cë-sheqer”, do të rikthehet tashmë me një film të ri “ Blood Father.”

“Thuaj ç’të duash për të” kritiku i filmit të New York Times A.O.Scott shkroi në 2006-ën – fol për problemet që ka me alkolin apo me hebrenjtë. Në thelb ai është një kineast shumë serioz."  

Mund të tradhëtosh partneren tënde me vajzën e saj të adoptuar siç ka bërë Woody Allen dhe t’i thuash shtypit që “Je me fat” se e martove dhe sërish ke një listë të gjatë aktorësh të famshëm Hollivudit që duan të punojnë me ty. Ti mund të dënohesh se ke droguar dhe ke përdhunuar një 13-vjeçare dhe i je arratisur drejtësisë dhe sërish mund të fitosh një çmim “Oscar” për Filmin me të Mirë “Pianisti”, siç bëri Roman Polanski.

Do të ishte interesante të mendoje se çfarë do të ndodhte nëse këto gjëra do t’u kishin ndodhur aktoreve më të fuqishme në Hollywood si Meryl Streep, Jennifer Aniston, Jennifer Lawrence. A do t’i mbijetonin ato? Vështirë. Standarti i dyfishtë është kaq jetëgjatë, kaq i fortë dhe kaq i dukshëm tek meshkujt.

Çfarë do të ndodhë me regjisorin Nate Parker dhe akuzat e tij për përdhunim? Deri tani asgjë s’ka ndodhur. Parker shprehet se ka besim që kjo histori do të mbyllet. “Gratë kanë qënë një pjesë kaq e rëndësishme e jetës sime. Unë përpiqem çdo ditë të jem baba më i mirë për 5 vajzat e mia dhe bashkëshort më i mirë.”

Këtë javë Fox Searchlight deklaroi se nuk do ta shtyjë datën e daljes së filmit, por nuk dihet ende nëse do të ndjekë të njëjtën axhendë të parashikuar promovimi, që përfshinte edhe një tur të regjisorit Parker. Sipas kontratës, Parker do t’i duhet të shkojë nëpër shkolla dhe kisha dhe të flasë për drejtësinë shoqërore.

Burimi: Page Six/ New York Post

Përktheu dhe përshtati: Anabel.al

Artikuj të ngjashëm