Relationships > Martesa

Shenjat që parashikojnë se martesa juaj nuk do të zgjasë

Ja ç’thonë avokatët e divorcit

Shikoni fotot e tjera!    v      

1. Koha e qendrimit bashkë
Një marrëdhënie ka më shumë gjasa për të përfunduar në 7 vitet e para të martesës. Çiftet që nuk janë të kënaqur me marrëdhënien e tyre, shohin se veçantitë e karakterit që fillimisht i kanë tërhequr drejt njeri-tjetrit, me kohën bëhen të patolerueshme. Sa më shumë kohë të jeni bashkë, aq më tepër e provoni dhe pranoni njeri-tjetrin.

2. Diferenca e moshës
Sa vjen e po bëhet më e zakonshme që gratë të martohen me burra më të rinj, por pavarësisht arsyeve, këto martesa nuk rezultojnë të zgjasin shumë. Një studim ka vërtetuar se divorcet janë më të zakonta mes grave që janë 3 ose më tepër vite më të mëdha se burrat e tyre, sesa ato që janë vetëm një vit më të mëdha, ose tre vite më të vogla. Kur një çift me diferencë moshe martohet, ata kanë nevojë ta mendojnë edhe më tej sesi do të duken pas 10 ose 20 vitesh.

3. Mënyra sesi e sheh tjetrin
Një studim i cili analizonte bisedat mes çifteve dhe mbi të gjitha mënyrat sesi ata e shihnin njeri-tjetrin, u evidentua se ata që e shihnin tjetrin me mospërfillje përzier me përbuzje, kishin më shumë gjasa të përfundonin të divorcuar. Mirë është që çdo gjest ose shprehi negative kundrejt partnerit, duhet kompensuar me pesë pozitive.

 4. Të ardhurat
Studime të ndryshme kanë zbuluar që paratë janë shkaktarët kryesorë të stresit dhe konfliktit në marrëdhënie. Për këtë arsye, çiftet me të ardhura të pakta, kanë më shumë gjasa të divorcohen. Po ashtu, edhe ata që kanë diferencë të madhe mes të ardhurave.

Megjithatë, nuk është e thënë, që do të përfundoni patjetër të divorcuar, nëse njëra nga këto shenja shfaqet tek ju. Por këto janë sfida që duhen marrë parasysh, në mënyrë që të shmangen lëndimet.

Burimi: Self

Artikuj të ngjashëm