Metropolitan > Sport

Lojërat Olimpike nuk kanë parë kurrë një njeri të tillë!

Usain Bolt rishkruan historinë e atletikës!

Shikoni fotot e tjera!    v      

Usain Bolt e mbylli karrierën e tij olimpike me medaljen e nëntë të artë në këto lojëra të Rios. 29-vjeçari Bolt fitoi të gjitha garat 100 m dhe 200 m dhe është i vetmi njeri në historinë e lojërëave që të fitojë të treja garat në të tre Lojërat.

“Unë jam më i madhi. Ja shikojeni vetë!” tha Bolt në fund të garës së tij të fundit për Lojërat Olimpike.

Në Shkurt, Bolt konfirmoi se kjo do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit dhe nuk do të garonte më në Tokyo 2020, atëherë kur ai do të jetë 34 vjeç.

Bolt e mbylli karrierën me 9 medalje të arta dhe këtë numër medaljes në një eveniment e ka arritur vetëm garuesi amerikan Carl Leëis dhe vrapuesi i distancave të largëta finlandez, Paavo Nurmi.

Fitorja e Bolt vjen dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 30-të.

“Mezi pres ta gdhijë e të argëtohem. Kur iu futa atletikës, nuk e kisha idenë që kjo do të ndodhte.” Tregon Bolt. “Është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë kam punuar shumë, ka qënë një rrugë e gjatë. Tani jam i lumtur dhe ndjehem i lehtësuar. Jam krenar me veten time.

 Burimi: BBCNEWS

Artikuj të ngjashëm