Si jetojmë > Kuzhina

Kush i tha “Adios!” mishit të kuq dhe kush e pi kosin në vend të ujit? Këto janë shijet e VIP-ave shqiptarë

Zbuloni “fiksimet” e të famshëmve shqiptarë me ushqime të caktuara dhe çfarë nuk do të mbanin kurrë në frigorifer.

Shikoni fotot e tjera!    v      
INVA MULA (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR// Kam dëshirë t’i ndërroj menutë e mia dhe nuk më pëlqen të përsëris veten. Mendoj se kuzhina më e rafinuar është ajo françeze, por vetëm e degustuar në restorante prestigjioze //PIJA E PREFERUAR// Një verë e kuqe e mirë. Jeta është shumë e shkurtër për të pirë verë të keqe. //ÇFARË NUK HA KURRË//Ne nuk përdorim kurrë qumështin apo produktet e bulmetit. Përveç kosit. Mishi i kuq është hequr nga tavolina dhe më vjen çudi sepse dikur mendoja se nuk jetoja dot pa të. //GJITHMONË NË TAVOLINË? //Perimet sidomos brokoli, avocado, panxhari i kuq, erëzat etj.
Aurela Gaçe (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR?// Vdes për pica. Shpesh porosis pica me ton. //GJITHMONË NË ÇANTËN E AURELËS?// Buka e thekur, frutat dhe një shishe ujë. //NUK HA KURRË? //Mishin e kuq. Pamjet e mishit të gjakosur më pengojnë psikologjikisht të përtypë produkte mishi. //PIJA E PREFERUAR?//Nuk i preferoj. Rrallë pi ndonjë gotë verë të kuqe.
Elvira Diamanti (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR? // Makaronat. Me peshk, ton dhe ullinj, me fruta deti, pancetë dhe parmixhano…nuk më mërziten kurrë. //PIJA E PREFERUAR// Zoti na ka dhuruar verë. Më pëlqen vera e kuqe, e bardhë dhe rose në stinën e verës. //GJITHMONË NË TAVOLINË?//Djathi. Djathërat në fakt. Çdo gjë e ha me djathë!
Eni Çobani (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR? // Mish. Peshkun e ha me shumë vështirësi. Vitet e fundit e kemi zëvendësuar mishin e kuq me të pulës, por që më pëlqen. //GJITHMONË NË TAVOLINË? // Sallatrat. Kanë shije të mirë dhe të lehtë. //PIJA E PREFERUAR? //Nuk jam fanse e pijeve, rrallë shijoj ndonjë gotë verë. Parapëlqej që ajo të jetë italiane, megjithatë edhe ndonjë vere vendase nuk do t’i thoja jo. //GJITHMONË NË FRIGORIFER?// Blej bulmet, djathë dhe kos. Unë nuk konsumoj shumë ujë dhe kosi e zëvendëson. //KURRË NË FRIGORIFER?// Gjëra të konservuara ose gjysëm të gatshme.
Rudina Xhunga (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR? // Të gjitha pjatat italiane, por mishi i pjekur mbi të gjitha //GJITHMONË NË TRYEZË?// Supë me qumësht dhe vezë. E mësova nga mamaja e tim shoqi, Dritan. //PIJA E PREFERUAR?// Vera, por që kur linda Alanën, nuk kemi kohë ta shijojmë në tavolinë, kështu që përfundojmë me ujë. //GJITHMONË NË TAVOLINË?// Ushqime shqiptare. Fruta vendi, mjaltë, vaj dhe perime vendi.
Enca Haxhia
Enca Haxhia USHQIMI I PREFERUAR? // Patate alla crema. Preferoj ushqimet vegjetariane. //GJITHMONË NË SHTËPI? //Çokollatat. I blej me shumicë. //KURRË NË FRIGORIFER?// Alkoli
Enada Hoxha-Vaso (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR?//Ëmbëlsirat. Nëse i kam në shtëpi, më rri mendja tek to gjithë ditën. Një ditë morëm dy baklava. Unë haja petat e thata dhe pjesën tjetër e shtrydhja me dorë dhe e hidhja në kosh, që të mbaronte sa më parë. //ÇFARË NUK HA KURRË?// Kam hequr dorë nga buka prej vitesh. //ÇFARË HA GJITHMONË?// Fruta dhe perime.
Jonida Shehu (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR? // Jam rritur me kuzhinën përmetare, me lakrorë e byrek. Të mos flasim për glikotë e famshme. Në frigorifer gjen gjithmonë tre lloje: Gliko portokalli, fiku dhe are. Nga kuzhinat botërore, preferoj tajlandezen dhe sushin. Nuk ngopem kurrë me to. //KURRË NË FRIGORIFER?// Ndoshta ëmbëlsira. Nuk jam shumë e dhënë pas ëmbëlsirave, mund të rri edhe muaj të tërë pa to. //PIJA E PREFERUAR? //Verë, birrë ose shumicën e herëve, ujë pa gaz.
Genta Popa (Photo Courtesy of www.shije.al)
USHQIMI I PREFERUAR// Peshku. Përpiqem ta marr të freskët dhe me siguri shitësit vihen në pozitë nga pyetjet e mia të pafundme: “Nga vjen ky peshk? Kur ju ka ardhur furnizimi? Po ç’ne i freskët se koha ka qënë e keqe?” //PIJA E PREFERUAR// Jam e dhënë pas verës. Dajat e mi të ndjerë, çdo Vit të Ri, na sillnin një shishe verë të kuqe, që e prodhonin vetë këtu në Tiranë. //GJITHMONË NË TAVOLINË?// Limonët e bahçes sime //KURRË NË FRIGORIFER?// Ushqime të ngrira

Në revistën https://www.shije.al, e cila përqëndrohet tek kuzhina, shumë të famshëm shqiptarë kanë ndarë muaj pas muaji, preferencat e tyre të gatimeve dhe pijeve. Anabel.al ka bërë një përmbledhje të disa prej këtyre rrëfimeve. Shfletoni galerinë!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm

. .