Lajme të mira për ata që dashurojnë çokollatën! Konsumimi i shpeshtë i çokollatës është asociuar me një rezultat pozitiv në performancën kognitive. Me pak fjalë, sipas nëj studimi të ri, konsumuesit e çokollatës janë më inteligjetë.
Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 968 personave të moshave nga 23 në 98 vjeç. Ata zbuluan se ngrënia e rregullt e çokollatës lidhej ngushtë me performancën më të mirë në teste të ndryshme për kujtesën, arsyetimin etj., ndryshe nga zakonet e tjera në të ngrënë.
Studiuesit kanë shpjeguar se përgjegjëse për këtë rezultat pozitiv, janë flavanolet e kakaos, një nga elementet që gjendet me bollëk në çokollatë e zezë. Flavanolet gjithashtu gjenden në çajra, në verën e kuqe dhe në disa fruta si mollët dhe rrushi.
Burimi: Independnet