Dashuri dhe seks > Martesa

Propozimet publike, a duhen spektatorët në të vërtetë?

'Është mënyra më e mirë për të manipuluar'.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Shfletoni galerinë!
Photo Courtesy of The Telegraph
Shfletoni galerinë!
Nëse i lëmë mënjanë të gjitha këto, në thelb, propozimi publik ka një problem: 'Po-ja' e vajzës merret si e mirëqenë. Aq më tepër në Shqipëri, ku deri më tani propozimet publike janë bërë vetëm nga djali. Kujtojmë që javën e shkuar në ‘Rio 2016’ pati një propozim publik mes një çifti lesbikesh.
Shfletoni galerinë!
Isadora Cerullo i proporozn Marjorie Edna-s në Rio 016/ Photo Courtesy of The Telegraph

'I jashtëzakonshëm' u komentua propozimi për martesë bërë gjatë ceremonisë së medaljeve për zhytje në Rio 2016. Zhytësja kineze He Zi mori medalje argjendi, por fitoi edhe një unazë floriri nga i dashuri Qin Kai, po ashtu zhytës në olimpiadë. 

Lind pyetja: Por a duhen në të vërtetë spektatorët?

Charlotte Lytton argumenton për “The Telegraph” se kur të propozojnë përpara miliona syve, edhe po të kesh dyshime, nuk thua dot 'jo'.  'Të propozosh publikisht është mënyra më manipuluese për të marrë 'po-në'', shkruan ajo. 

Ndërsa rastet e ndryshme shqiptare të propozimeve për martesë mund të komentohen edhe si seksiste. E para sepse është djali që gjithmonë “hedh hapin i pari”. Ai organizon shoqërinë që të mblidhen, gjen një karrem për të dashurën dhe sapo ajo hyn, pa e marrë vesh akoma ku është, ai ulet në gjunjë dhe i nxjerr unazën.

Të gjithë duartrokasin. Vajza qan. Është momenti që ka ëndërruar tërë jetën. Ose jo...

Ka nga ata që një propozim e përfytyrojnë intim, romantik, ku mund të thuhen ato që kuptohen vetëm mes një çifti. Ka njerëz që i urrejnë formalitete të tilla. Mos të harrojmë që ka edhe nga ata që nuk duan të martohen.

Nëse i lëmë mënjanë të gjitha këto, në thelb, propozimi publik ka një problem: 'Po-ja' e vajzës merret si e mirëqenë. Aq më tepër në Shqipëri, ku deri më tani propozimet publike janë bërë vetëm nga djali. Kujtojmë që javën e shkuar në ‘Rio 2016’ pati një propozim publik mes një çifti lesbikesh.

Por a nuk është martesa një jetë e përbashkët ku çdo gjë, përfshirë edhe vendimet, merren bashkë? Kurse një propozim i beftë në mes të njerëzve, përveçse kur është qartësuar paraprakisht se të dy duan të martohen, është ta nisësh mbrapsht: 'Duhet të thuash 'po' tani. Je vajzë. Tani e tutje vendimet i marr unë.'

Bazuar në artikullin e The Telegraph: 'Public marriage proposals aren't cute- they're manipulative and awkward'

Autore: Charlotte Lytton

Artikuj të ngjashëm

. .