Të gjithë ne e njohim historinë e Borëbardhës, një përrallë e ushqyer nga zilia, tensioni dhe tërheqja. Një përrallë e fokusuar mbi njerkën e keqe dhe të renë e të çiltrën Borëbardhë. Angelin Preljocaj dhe Jean Paul Gaultier kanë bashkëpunuar për ta çuar këtë histori një shkallë më sipër. Personazhet janë bërë avant-garde, tërheqës dhe duket se disa prej tyre kanë marrë frymëzim nga stili klasik i Gaultier.
Gjatë një interviste, Gaultier u shpreh se kishte parë edhe më përpara balete nga Preljocaj dhe kishte mbetur i mahnitur. "Kur ai më telefonoi dhe më ofroi të bashkepunonim për Borëbardhën, u shpreva menjëherë i gatshëm." - tha ai gjatë intervistës.
Kam qënë me fat në jetë që kam punuar me artistët që adhuroj. Regine Chopinot dhe Preljocaj në balet, Almodovar dhe Luc Besson në kinema.
Lajmi është shfaqur në të gjitha mediat më të medha të botës.
Jean Paul Gaultier dizenjon kostumet e baletit "Borëbardha" të koreografit me origjinë shqiptare Angelin Preljocaj
18 Prill 2014