Juliana banorja e Big Brother, e njohur ndryshe si Xhuli, ka lënë të nënkuptohet një histori të mundshme dashurie me këngëtarin Erik Lloshi.
Gjithçka ka nisur pas transmetimit në shtëpinë e Big Brother të këngës së tij "Ajo është ajo".Menjëherë sapo ka nisur kënga ajo është afruar pranë altoparlantit për t'a dëgjuar më mirë duke i kërkuar banorëve prezent të mos flisnin për një moment. Banorët e kanë pyetur atë se për cfarë bëhet fjalë dhe ajo është përgjigjur "Për Erikun". Duke kënduar me nostalgji refrenin “Jeta ime mban emrin e saj …” ajo ka thënë me zë të ulët se kjo këngë i është dedikuar asaj. “Ma ka dedikuar këtë këngë disa herë" u shpreh Juliana. Në fakt më hërët në inbox-in e Anabel kanë ardhur mesazhe në lidhje me këtë histori duke na thënë se Juliana dhe Erik Lloshi mund të kenë pasur njohje (flirt) para se ajo të bëhej pjesë e Big Brother.
Gjithsesi Erik Lloshi, i cili thuhet se së fundmi i kanë dhënë fund një historie dashurie për të cilën u gjend shpesh në mediat rozë me deklaratat e tij, ka mohuar një njohje të mundshme me Julianën përmes një statusi në Facebook. “Fakti që një prej banoreve të Big Brother pëlqen këngët e mia nuk do të thotë se unë kam të bëj me të” ka shkruar këngëtari pak orë më parë.