Shkrimtari nobelist i “Dashuri në kohërat e kolerës” dhe “100 vjet vetmi”, Gabriel Garcia Marquez është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.
Sipas një burimi pranë familjes së shkrimtarit nobelist, Marquez vdiq në spital në Mexico City, pasi vuante prej kohësh nga infeksione në mushkëri dhe në traktin urinar.
Gabriel Jose’ de la Concordia Garcia Marquez, lindi ne 6 mars te vitit 1927 ne Kolumbi dhe konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. “Gabo” siç e thërrisnin në Amerikën Latine, kaloi nga gazetaria në letërsi dhe mori famë me romanet e tij “100 vjet vetmi” (1967), Vjeshta e Patriarkëve (1975), “Dashuri në kohërat e kolerës”. Veprat e tij janë mirëpritur gjithmonë nga kritika dhe kanë pasur një sukses ndërkombëtar, sidomos për stilin e tij letrar I njohur ndryshe si “realizëm magjik”.
Ndahet nga jeta Gabriel Garcia Marquez
17 Prill 2014